Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, pa reaguar pas dënimit të Gjykatës Themelore në Prizren të Darko Tasiq, duke thënë se ky dënim është shumë të vogël, pasi ai ka kryer krime mizore ndaj popullatës civile shqiptare.
Cucati ka shkruar se Tasiq, bashku me forcat policore dhe paraushtarake, ka plaçkitur e shkatërruar pasuritë e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Nuk pajtohemi me vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren që ka shqiptuar një dënim shumë të vogël për krimet mizore që ka kryer Tasiq në popullsinë civile shqiptare. Tasiq duhet ta marrë dënimin e merituar”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Gucatit:
“Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar një dënim shumë të vogël ndaj Darko Tasiq i cili ka kryer krime mizore ndaj popullatës civile shqiptare së bashku me forcat policore dhe paraushtarake, ka plaçkitur e shkatërruar pasuritë e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk pajtohemi me vendimin e Gjykates Themelore në Prizren që ka shqiptuar një dënim shumë të vogël për krimet mizore që ka kryer Tasiq në popullsinë civile shqiptare. Tasiq duhet ta marrë dënimin e merituar!”, ka shkruar Gucati.
I akuzuari për krime lufte, Darko Tasiq është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren, për krime lufte në Krushë të Vogël.
Ndaj Tasiq u shqiptua dënimi unik prej 22 vite burgim.
Në bazë të aktakuzës së PSRK-së, i akuzuari Darko Tasiq, akuzohet se gjatë muajit mars 1999, ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile të fshatit Krushë e Vogël, të Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/