Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati në seancën e parë të Gjykatës Speciale, pas konfirmimit të aktakuzës ka thënë se vetë deklarohet i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.
“Në të gjitha pikat e akuzës vetë deklarohem plotësisht i pafajshëm”, tha Gucati.
Gucati ka thënë se ai dhe bashkëluftëtaret e tij e kanë mbrojtur pragun e shtëpisë.
“Unë dhe bashkëluftëtarët e mi kemi mbrojtur pragun e shtëpisë dhe atdheun tonë dhe si pasojë unë jam plagosur dhe sot jam invalid i luftës së UÇK-së. Ne nuk e kemi pushtuar Serbinë, ne jemi të pafajshëm. Unë kam të drejtë të lirisë dhe të shprehjes dhe të drejtën e të shprehurit të mendimeve të mia”, ka thënë Gucati para gjyqtarit të Speciales.
Gucati më tej ka thënë se do të vazhdoj t’i mbrojë vlerat e UÇK-së deri në fund.
“Është e drejtë e imja që në mënyrë të ligjshme të mbroj vlerat e kombit shqiptar dhe UÇK-së dhe do të vazhdoj ti mbrojë këto vlera deri në fund”, tha Gucati. /Telegrafi/