Telegrafi

Gucati në Kosovë, viziton babain në Spitalin e Mitrovicës

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), Hysni Gucati ka ardhur sot në Kosovë, për të vizituar babain e tij të shtruar në Spitalin e Mitrovicës.

Sipas burimeve të Telegrafit, Gucati me lejen e Speciales dhe nën masa të rrepta të sigurisë nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës është parë në këtë institucion.

Lexo po ashtu Specialja konfirmon arrestimin e Hysni Gucatit dhe transferimin e tij në Hagë

Ndryshe, Hysni Gucati u arrestua më 25 shtator 2020 në Prishtinë nga zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarresti dhe urdhri për transferim, të lëshuar nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës, ku më pas u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. /Telegrafi/