Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati i cili ndodhet në Hagë, këtë të enjte feston ditëlindjen.
Me këtë rast djali i tij, Musli Gucati i ka bërë një urim përmes rrjetit social Facebook, ku ka shkruar se kjo është ditëlindja e tretë me radhë që ai e feston larg familjes.
“Gëzuar Ditëlindjen Hys. Sot po e feston ditëlindjen e tretë me radhë larg familjes, mund të vjedhin ca nga koha jote por asnjëherë jetën dhe vitet e tua, asnjëherë lirinë që ti e ndjen në zemër e në mendje”, ka shkruar ai.
Tutje, Musli Gucati ka thënë se babai i tij është shembull dhe motiv për përkushtimin ndaj familjes e atdheut.
“Uroj që këtë vit bashkë me çlirimtarët e tjerë të ktheheni në atdheun tuaj”, e ka përfunduar urimin ai.
Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë më 18 maj Gucatin e Haradinajn i ka dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim, për publikimin dosjeve që kishin rrjedhur nga Gjykata Speciale, por këtë dënim ua ka ulur për tre muaj Gjykata e Apelit. /Telegrafi/