Site icon Telegrafi

Gubetini, paraglajdisti i vitit

Në këtë manifestim ndër të tjerë morën pjesë edhe kryetari i Federatës Aeronautike të Kosovës, Afrim Aziri dhe nënkryetari Fadil Gurguri.

Ashtu siç pritej, vendi i para i takoi Hizdri Gubetinit, i cili në vitin që po e lëmë pas ishte kampion i Kosovës, por që kishte suksese edhe në garat ndërkombëtare. Kështu, në Slloveni doli i treti, në turneun në Itali ishte i pari, kurse në garat mbarëkombëtare zuri vendin e dytë, raporton Zëri.

Pas Gubetinit u rendit Gëzim Statovci, i cili në Slloveni ishte i shtati, ndërsa në Itali i dyti. Vendi i tretë i takoi Bashkim Toqanit, i cili dy herë ishte i treti në garat mbarëkombëtare. /Telegrafi/ 

Exit mobile version