Site icon Telegrafi

Guatemala hap ambasadën në Jerusalem, dy ditë pas SHBA-ve

Shteti i Guatemalës ka bërë hapjen e një ambasade në Jerusalem, dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin bërë të njëjtën lëvizje.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, presidenti i Guatemalës, Jimmy Morales, si dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ndoqën hapjen e ambasadës, në një kompleks zyrash në perëndim të Jerusalemit.

Ndryshe, të paktën 58 palestinezë u vranë dhe mbi 1,200 të tjerë u plagosën nga ushtria izraelite, pas protestave masive për të kundërshtuar hapjen e ambasadës amerikane në Jerusalem më 14 maj. /Telegrafi/

Exit mobile version