Telegrafi

Guarin: Interi duhet të fitojë gjithmonë

 “Duhet ta kemi të qartë se ne luajmë për Interin dhe duhet ta nisim çdo ndeshje me synimin për të dalë fitues në fund. Tani do të ndeshemi me Romën dhe po shpresojmë që të luajmë një ndeshje të bukur”.

“Po synojmë që të jemi sa më lartë në tabelë dhe po fokusohemi në çdo ndeshje me radhë”.

“Çdo gjë që po e përjetoj me Interin, vazhdon të më japë ndjenjën e rritjes së përgjegjësisë”, ka thënë Guarin për Sportmediaset. /Telegrafi/