Telegrafi

Guarin dhe Rami drejt rikthimit në Serie A, Brescia pas tyre

Pas Mario Balotellit, raportohet se Brescia po përpiqet të nënshkruajë me Fredy Guarin dhe Adil Rami.

Brescia janë rikthyer në Serie A pasi fituan titullin në Serie B sezonin e kaluar dhe po punojnë për përforcimin e skuadrës.

Presidenti Massimo Cellino ditë më parë e zyrtarizoi Mario Balotellin.

Tani Tuttomercatoëeb shkruan se Brescia i është afruar mesfushorit kolumbian Guarin.

33-vjeçari është jashtë kontratës pas gati tre vitesh në Shanghai Shenhua dhe do të ishte një rikthim në Serie A, pasi luajti te Interit nga 2012 deri në 2016.

Në anën tjetër edhe France Football shrkuan se klubi është në bisedime me qendërmbrojtësin francez Rami.

Edhe ky një rikthim në Serie A pas ai luajti për një vit te Milani. /Telegrafi/