Telegrafi

Guarin: Çdonjëri duhet të japë diçka më shumë

 “Ne po punojmë shumë, por nuk po kemi vazhdimësi në rezultate. Sot kemi bërë një lojë të madhe por nuk kemi fituar. Puna që ne po e bëjmë në stërvitje është e mirë, por ne duhet ta marrim atë me vete edhe ne lojë”.

”Stramaccioni ka besim tek unë dhe unë e di se mund të jap më shumë. Sot nuk ishte dita ime më e mirë, por unë shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të luaj më mirë”.

”Siena fitoi me meritë. Ne hasëm në një ekip që na sulmoi shumë dhe pastaj me dëbim e Chivus gjërat u vështirësuan edhe më shumë. Tani ne duhet të shikojmë përpara nga kjo humbje e shëmtuar dhe çdonjëri lojtarë duhet të japë diçka më shumë”, ka thënë Guarin për Sky Sports./Telegrafi/