Site icon Telegrafi

Guaridola: Jo patjetër duhet ta fitoj titullin

Bosi i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka zbuluar se pronari i klubit ia ka bërë me dije se nuk dëshiron patjetër trofe.

Guardiola thotë se ai nuk ka marrë kusht nga pronarët që të fitoj patjetër trofe.

“Jo, nuk janë vënë synimet nga pronarët. Ne jemi takuar dhe e di se çka mendojnë ata. Por, ne jemi në kontakt të shpesht me telefonë dhe ne e dimë se çka duhet të bëjmë”.

“Pronari nuk më ka thënë duhet të fitoj ndonjë trofe. Ai më tha të bëj punën sa më mirë që është e mundur. Unë ndjej se klubin e kam prapa, duke na përkrahur që të arrijmë suksese”, u shpreh Guardiola si trajner i Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version