“Nuk do ta shikoj derbin Inter – Juventus. Interi është favorit, sepse gjithnjë luan mirë në shtëpi. Më pas, dihet se është ndeshje klasike dhe komplikimet do të rriten. Mendoj se do të jetë një ndeshje e madhe”, ka thënë Guardiola për La Gazzeta dello Sport.
Spekulimet tjera thonë se Guardiola do ta shikojë të regjistruar në DVD takimin Inter – Juventus, për të studiuar lojën e Interit, para duelit të të martës në San Siro. /Telegrafi/