Pep Guardiola po kalon fazën më të keqe të karrierës së tij në Manchester City me skuadrën e tij që ka fituar vetëm një nga dhjetë ndeshjet e fundit.
Manchester City ishte në një formë të tmerrshme prej shtatë ndeshjeve pa fitore, pesë humbje radhazi dhe një barazimi e një humbje tjetër, derisa arriti te fitorja në ndeshjen e tetë,
Megjithatë, City i Guardiolës përsëri ka lëshuar terren në dy ndeshjet e fundit duke barazuar me Crystal Palace dhe duke humbur nga Juventusi.
Së fundmi, Guardiola është parë me gërvishtje në kokë dhe ka bërë shaka se e ka lënduar veten pas barazimit me Feyenoord.
Është e qartë se forma e dobët e ekipit po e ndikon edhe fizikisht te spanjolli, pasi ai zbuloi se nuk fle mirë dhe nuk mund të hajë mirë gjatë kësaj kohe.
“A e humb ndonjëherë kokën? po. Unë fle më keq dhe tani nuk e tret ushqimin siç duhet, Më duhet të ha gjithmonë lehtë. Vetëm supë gjatë natës”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/