Telegrafi

Guardiola vlerëson lartë paraqitjen e lojtarëve të tij, por edhe atë të Liverpoolit

Pep Guardiola është deklaruar pas barazimit 2-2 të Manchester Cityt në shtëpi ndaj Liverpoolit.

Trajneri spanjoll ka thënë pas ndeshjes se ishte një ndeshje që i bën mirë Ligës Premier, derisa tregoi respekt të madh edhe për Jurgen Kloppin.

“Performuam mirë. Të dyja skuadrat e dinim se me shtatë ndeshje të mbetura, duhet t’i fitojmë të gjitha. Është reklamë e mirë për LigënPremier”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Lexo po ashtu Qetësi absolute, para një presioni të madh nga Diogo Jota - Ederson pushton rrjetet sociale me pasimin e tij

“Ishte ndeshje fantastike, me të dyja skuadrat që donin fitoren. Për fat të keq, nuk fituam. Është qejf të shohësh Liverpoolin kur luan, me gjithë ato forca përpara. Luajtëm mirë dhe jam krenar me skuadrën”.

“Gabriel Jesus meriton të luajë më shumë. Është person fantastik. Gundo, Dinho, Aleks, për kualitetet që kanë, sot menduam të provojmë me të tjerë emra. Ndoshta mund të luajnë të shtunën tjetër, pasi pamë mënyrën se si bënë presion”.

Lexo po ashtu Katër gola dhe shumë raste, përfundon derbi mes Cityt dhe Liverpoolit - mbetet e hapur gara për titull

“E respektoj shumë Jurgen Kloppin. Më ka bërë trajner më të mirë. Nuk jemi shokë, nuk drekojmë bashkë – kam numrin e tij, por nuk e telefonoj. Ka shumë respekt, por ai e di se dua ta mposhti të shtunën tjetër”, shtoi më tej strategu i Citizens.

Pas javës së 32-të, Manchester City vazhdon të jetë lider me 74 pikë, një më shumë se Liverpooli që është në të dytin. /Telegrafi/