Telegrafi

Guardiola vë në alarm Cityn dhe Chelsean

“Futbolli anglez gjithmonë më është dukur mbresëlënës, për ambientin, turmën, tifozët”.

“Në Itali, populli latin të mbështet kur jeni duke luajtur, ndërsa kur humbni ju vrasin. Në Angli, gjithmonë më befason fakti se njerëzit mbështesin gjithçka dhe kjo është e mirë.

“Prandaj, ndoshta, shpresoj ta kem sfidën ose mundësinë që të trajnoj atje”, citon The Guardian fjalët e strategut spanjoll.

Kjo deklaratë e 41-vjeçarit ka vënë në alarm klubet, si Chelsea dhe Manchester City që po monitorojnë situatën e tij. /Telegrafi/