Telegrafi

Guardiola: Unë e kam vendin në Barcelona

Marrëveshja e re e Guardiolas do ta lidhë atë me kampionin e Spanjës, Evropës dhe Botës deri në fund të sezonit të ardhshëm 2010/11, edhe pse marrëveshja nuk do të nënshkruhet deri pas zgjedhjeve presidenciale të kësaj vere.

“Askund tjetër nuk do të jem më i mirë se që jam këtu. E di se më herët ose më vonë nuk do të jem trajner i Barcelonës dhe dua të shijoj në maksimum kohën këtu”.

“Trajneri i Barcelonës nuk mund të jetë këtu për gjithë jetën, andaj mendoj se duhet të nënshkruani në periudha të shkurtra gjatë të cilave trajneri duhet të arrijë qëllime, me lojtarë, me fansa… Unë doja ta shoh nëse kjo po ndodh, nëse e kisha përkrahjen e lojtarëve, bordit”, ka thënë Guardiola./Telegrafi/