Site icon Telegrafi

Guardiola: Unë dhe Mourinho jemi si binjakë

during the Premier League match between Manchester City and Manchester United at Etihad Stadium on April 27, 2017 in Manchester, England.

Pep Guardiola ka folur para ‘Derbit të Mançesterit’, ku nuk ka munguar edhe një koment për homologun e tij, Jose Mourinhon.

I pari i Manchester Cityt, ka thënë se me ‘Special One’ janë të njëjtë në dëshirë edhe pse kanë stile të ndryshme të lojës.

“Unë dhe Mourinho jemi si binjakë, pasi kemi të dy të njëjtën etje për të fituar tituj dhe për t’u përmirësuar”.

“Në fushë aplikojmë ide të ndryshme, por nuk kritikoj as atë dhe asnjë koleg tjetër”.

Lexo po ashtu Formacioni i kombinuar Manchester United – Manchester City, mbrojtja e ‘Djajve të Kuq’ dhe sulmi i ‘Qytetarëve’

“Në fund të fundit, futbolli është i bukur edhe për shkak të larmisë dhe diferencave”.

“Ne duhet të luajmë për t’u konfirmuar dhe të fitojmë duelet personale, pasi vetëm kështu mund t’ia dalim”.

“Pavarësisht rezultatit që do prodhojë derbi, kjo sfidë nuk është aspak vendimtare, pasi jemi ende në dhjetor dhe titulli është shumë larg”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/

Exit mobile version