Telegrafi

Guardiola tregon tërthorazi çelësin e suksesit të Manchester Cityt

Manchester City nuk ka të ndalur në kampionatin elitar anglez të Ligës Premier.

Citizens këtë sezon nën drejtimin e Pep Guardiolës ka arkëtuar 52 pikë nga 54 të mundshmet.

Kjo ka bërë që shumë herët të konsiderohet edhe si kampion i ri duke parë se aktualisht janë 14 pikë para vendit të dytë Manchester United.

City këtë sezon ka shënuar 17 fitore nga 18 të mundshmet

Mbrëmë, City triumfoi me rezultat të lartë 4-1 ndaj Tottenham Hotspurs, gjersa trajneri spanjoll ka zbuluar tërthorazi edhe sekretin e skuadrës.

“Gjëja që admiroj më tepër te lojtarët e mi është mënyra se si vrapojmë pa top. Jemi duke kaluar një periudhë të mirë, por pas tre ditësh kemi një tjetër ndeshje”, ka pohuar 46-vjeçari.

City tashmë po thyen rekorde të njëpasnjëshme, ku ditë më parë ka kaluar rekordin e viti 2002 të Arsenalit me 11 fitore rresht.

Ndryshe, City gjendet edhe në fazën e eliminimeve të Ligës së Kampionëve, ku do të takohet me Baselin e shqiptarit, Taulant Xhaka. /Telegrafi/