Telegrafi

Guardiola: Tottenhami është skuadra e dytë më e mirë në Evropë

Pep Guardiola ka thënë se Tottenham Hotspuri është skuadra e dytë më e mirë në Evropë.

Kampioni i Ligës Premier do të përballet me Spurs nesër (e shtune) në kuadër të javës së dytë, derisa spanjolli ka vlerësuar skuadrën e Mauricio Pochettinos.

Guardiola ka thënë se Tottenhami ka arritur në sezonin e kaluar në finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa u mposhtën në finalen e Madridit 2-0 ndaj Liverpoolit.

Manchester City vs Tottenham (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Sa janë ata të mirë? Fjalët e mija dhe mendimi im është që ata janë skuadra e dytë më e mirë në Evropë. Për mua kjo është e mjaftueshme”, ka thënë strategu i Cityt.

Lexo po ashtu Guardiola e konfirmon lëndimin e rëndë të Sanes

“Që kur erdha në Angli, ata gjithmonë kanë qenë në mesin e pretendetëve për titull. Në sezonin tim të parë ata përfunduan në vendin e dytë. Në dy sezonet e fundit ata nuk e kanë fituar titullin, mirëpo ishin kundërshtar të vështirë”, ka shtuar më tej Guardiola.

Manchester City do të shpresojë që t’i mposhtë Spursat në përballjen që zhvillohet në Etihad Stadium, mirëpo tashmë janë në dijeni se çfarë i pret. /Telegrafi/