Pep Guardiola ka folur rreth përballjes së tyre me Tottenham Hotspur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Manchester City udhëton te Tottenhami për ndeshjen e parë çerekfinale dhe Guardiola ka thënë se kundërshtarin e njohin mjaft mirë dhe janë një ekip i pabesueshëm.
“Kurrë nuk e di para lojës se sa të freskëta janë këmbët dhe mendjet tona janë. Mendja kontrollon këmbët”, ka thënë fillimisht Guardiola në konferencë për shtyp.
“Të gjitha tetë ekipet e mbetura janë kandidatë për të fituar trofeun. Në këtë fazë ne kemi një kundërshtar të fortë që e njohim mjaft mirë”.
“Ekipi ynë ka treguar se është tepër i fokusuar çdo tre ditë, prandaj jemi këtu. Kemi qëndruar në Londër për të shmangur aeroportet. Kemi darkuar jashtë së bashku dhe patëm më shumë kohë për të folur”.
PEP 💬 Tottenham is not just Harry Kane, the club is strong. Strong physically in all departments. It’s an incredible team. I have said it a thousand times about them.
— Manchester City (@ManCity) April 8, 2019
“Tottenhami nuk është vetëm Harry Kane, por është klub i fortë. Janë të fortë fizikisht në të gjitha repartet. Është një ekip i pabesueshëm. Unë e kam thënë këtë një mijë herë për ta”.
Guardiola në fund tha se Sergio Aguero, Kyle Walker dhe Benjamin Mendy janë mirë dhe mund të luajnë nesër. /Telegrafi/