Telegrafi

Guardiola: Titulli vendoset javën e fundit

“A do të vendoset titulli javën e fundit? Po, mund të vendoset përkundër ndeshjeve që kemi (Reali dhe Barca) ndaj Malagas dhe Valladolidit. Do të ishim të zhgënjyer nëse nuk e fitojmë titullin”.

“Ndeshja ndaj Sevillas është si finale, shumë e rëndësishme. Sevilla është skuadër që rregullisht ka luajtur në Ligën e Kampionëve dhe do të jetë e tmerrshme për ata nëse nuk luajnë në këtë garë. Ne do t’i sulmojmë”.

“Messi vs Ronaldo? Të dy janë të mrekullueshëm, por jam duke parë se debati është rihapur pas het-trikut të Ronaldos. Ne u eliminuam nga Interi, sepse nuk kemi mundur t’i sulmojmë edhe pse ata ishin me dhjetë lojtarë, prandaj nesër (e shtunë) do ta sulmojmë Sevillan nga fillimi”, tha Guardiola për AS. /Telegrafi/