Pep Guardiola festoi si i çmendur golin e Raheem Sterling në minutat shtesë, por VAR-i e anuloi duke e cilësuar si të parregullt dhe sipas spanjollit teknologjia u tregua mizore.
Manchester City ka fituar me rezultat 4-3 ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur në Etihad, por u eliminuan shkaku i humbjes 1-0 në ndeshjen e parë në Wembley.
Megjithatë, Qytetarët ishin shumë afër kalimit në gjysmëfinale pasi Sterling gjeti golin në minutat shtesë, por që u anulua pas rishikimit të teknologjisë VAR.
Guardiola këtë gol e festoi si i çmendur duke menduar se ishte i kualifikimit, por tani shton se VAR-i u tregua mizor me anulimin e golit.
https://twitter.com/zeezish_/status/1118626619982340096
“Ne shënuam golat tona dhe më pas VAR-i bëri pjesën tjetër”, ka thënë fillimisht Guardiola për për BT Sport.
“Unë e mbështes VAR-in, por ndoshta nga një kënd, goli i Fernando Llorentes ishte lojë me dorë, ndoshta nga këndi i gjyqtarit nuk ishte”.
“VAR-i Ishte mizor, momenti që ne festuam dhe ishim kaq afër gjysmëfinales ndodhi anulimi i golit”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/
In other news Guardiola still celebrating 😂😂😂 pic.twitter.com/bWKRkxTL1z
— Yaseen (@yaseen_dakhtar) April 17, 2019