Dimitri Seluk deklaroi se trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është ai që duhet të kërkojë falje dhe jo të presë një të tillë nga klienti i tij, njëkohësisht lojtari, Yaya Toure.
Debati mes agjentit të mesfushorit nga Bregu i Fildishtë dhe trajnerit spanjoll duket se ka arritur kulmin. Guardiola ka thënë se Toure nuk do të luajë më në rast se lojtari nuk i kërkon falje për komentet e mëparshme të agjentit. Më herët, Seluk kritikoi spanjollin pasi e la jashtë skuadrës së Ligës së Kampionëve klientin e tij.
Por, Seluk reagoi sërish, transmeton Top Channel. Ai nuk kërkoi falje, por mendon se Guardiola është ai që duhet t’i kërkojë falje ish-trajnerit të Cityt, Pellegrini dhe portierit Joe Hart. Sipas tij, spanjolli po sillet si mbret pas stratit perfekt me “qytetarët”.
LEXONI PO ASHTU: Toure s’do të luajë për Cityn nëse agjenti i tij nuk kërkon falje! (Foto)
Po ashtu, ai paralajmëroi Guardiolan duke thënë “nëse do luftë, luftë do kesh” e duke i kujtuar se jeton në Evropë ku liria e të shprehjes mbrohet me ligj.
“Pse duhet të kërkoj falje? Guardiola fitoi disa ndeshje dhe mendon se është mbret. Jetoj në Evropë kështu që mund të them ç’të dua dhe Guardiola s’më ndalon dot. Po, do t’i kërkoj falje Guardiolas nëse ai i kërkon falje Pellegrinit për atë që i bëri. Pellegrini firmosi kontratë vitin e kaluar dhe pastaj u detyra të lirojë vendin për Guardiolan. Pep duhet t’i kërkojë falje edhe portierit Joe Hart. Nuk është normale dhe e drejtë që të vish në Angli dhe të ‘çlirohesh’ nga anglezët. Kur shkon në një vend duhet të respektosh atë dhe vendasit”, ka deklaruar Seluk.
Agjenti i Yaya Toure tha gjithashtu se me shumë respektonte trajnerët, si Claudio Ranieri, të cilët arrijnë gjëra të mëdha pa shpenzuar shumë, sesa trajnerët “ e mëdhenj” që arrijnë suksese pasi shpenzojnë miliona.