Telegrafi

Guardiola tha se Napoli është skuadra më e mirë në Evropë, por përgjigja që mori nga Spalletti ishte e ashpër

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, thotë se nuk do të bie preh e “lojërave” të Pep Guardiolas, i cili tha se kjo skuadër është aktualisht një nga më të mirët në Evropë.

Pas fitores së Manchester Cityt ndaj RB Leipzigut në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, Guardiola tha se Napoli, së bashku me Arsenalin, janë aktualisht skuadrat më të mira në Evropë.

Por trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, thotë se nuk është krenar për fjalët e Guardiolas.

“Unë nuk jam krenar për fjalët e Guardiolas. Në fakt, nuk ndjej asgjë për atë që ai tha. Unë i di lojërat e përdorura nga trajnerët për të bërë presion ndaj kundërshtarit”.

“Vërtet, a duhet ta vendosim Napolin përpara Manchester Cityt? Mendoj se ka një arsye pse ata shpenzojnë 900 milionë euro, dhe ne vetëm nëntë? Ata duan të na lartësojnë në mënyrë që në fund të jetë më e lehtë të na rrëzojnë”, ka thënë Spalletti.

Lexo po ashtu Man City kërkon Osimhen nga Napoli

Napoli eliminoi pa shumë vështirësi Eintracht Frankfurtin dhe të premten do të zbulojë rivalët e tyre në çerekfinale.

Bashkë me ta në short janë edhe Milani, Manchester City, Reali, Bayern, Benfica, Interi dhe Chelsea. /Telegrafi/