Telegrafi

Guardiola të vazhdojë kontratën

Negociatat u zhvilluan që më se një muaj, pasi kontrata e Guardiolës skadoi më 30 qershor, kurse Sandro Rosell kishte shprehur gatishmërinë që ta mbajë njeriun që u solli Blaugranëve shtatë tituj në dy sezone.

“Ne kemi biseduar dy ditë me agjentin e tij dhe kemi arritur një marrëveshje e cila do të konfirmohet nga nënshkrimi i Guardiolës kur të kthehet nga Afrika e Jugut”, theksoi Bartomeu për Sport.es. /Telegrafi/