Telegrafi

Guardiola do të rinovojë me Cityn

Pep Guardiola për së paku edhe pesë vite tek Manchester City.

Ky është plani i trajnerit spanjoll i cili synon që të krijojë një skuadër fituese, por për këtë ai kërkon më shumë kohë.

Debutimi në Ligën Premier ka qenë më i vështirë sesa që edhe vetë Guardiola e ka pritur me Cityn që pozicionohet në vendin e pestë me 43 pikë, 12 më pak se lideri Chelsea.

Gjatë verës, ish trajnerit të Bayernit iu dha mundësia të shpenzonte shuma të mëdha parash, plot 194 milionë euro, në mënyrë që Citizens të luftonin denjësisht në të gjitha garat ku ata marrin pjesë, por deri më tani rezultatet kanë qenë larg pritshmërive.

Revulucioni do të nisë duke ulur moshën mesatare të futbollistëve, si dhe duke larguar një numër të madh lojtarësh.