Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka insistuar si ai do t’i largonte lojtarët nga fusha nëse ndonjë abuzim racist dëgjohet nga tribunat, gjë që i ndodhi Raheem Sterlingut dhe lojtarë të tjerë të Anglisë në ndeshjen me Malin e Zi.
Së bashku me Sterling, dy lojtarë të tjerë të të Anglisë, Danny Rose dhe Callum Hudson-Odoi, ishin cak i abuzimit në fitoren 5-1 në Podgoricë.
“Ne mund ta bëjmë këtë [të dalim], po”.
“Unë nuk jam vetëm në klub, ose një pjesë e klubit, do të duhej ta përfshija klubin, kryetarët dhe drejtorët, kapitenin tim dhe ekipin. Nëse të gjithë së bashku vendosim, mund ta bëjmë këtë, pse jo?”.
“Situata ndryshon kur bën diçka, nëse jo, është e pamundur dhe situata është do të jetë gjithmonë e njëjtë”.
“Nuk është një problem i futbollit, është vetë shoqëria. Mendoj në Evropë, jo në futboll, po bëhet më keq”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/