Site icon Telegrafi

Guardiola: Synojmë tripletën

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, ka thënë se ai është shumë i kënaqur që ekipi i tij vazhdon që të ndjekë të gjithë trofetë.

Tekniku bavarez ka deklaruar pas fitores ndaj Werderit se ai është shumë i kënaqur që ekipi i tij ka arritur të mbajë gjallë shpresat për tripletën.

“Natyrisht se jam i kënaqur. Do të jetë finale e mirë në Berlin. Bremeni mposhti Gadbachun dhe Leverkusenin në kupë dhe nuk ishte skuadër e lehtë. Ne e kemi ditur se do të jenë të fortë”.

“Ne kemi dashur të luajmë më agresivë me pesë sulmuesit, por kemi pasur mjaft shanca shënimi”.

“Penaltia nuk është dashur të jipet”, u shpreh Guaridola. /Telegrafi/

Exit mobile version