Site icon Telegrafi

Guardiola: Sigurisht se do t’i shtrëngoj dorën Mourinhos

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola nuk e ka problem të shtrëngojë dorën me trajnerin e Manchester Unitedit, rivalin e tij të madh, Jose Mourinho, kur dy skuadrat do të përballen mes vete në ndeshje parasezonale në Pekin.

Ky do të jetë takimi i dytë mes tyre që nga koha e tyre në Barcelonë, përkatësisht Real Madrid, por kjo ndeshje fatkeqësisht është shtyrë për shkak të kushteve jo të mira të fushës në Kinë për shkak të motit.

Lexo po ashtu Gazetari e pyet Mourinhon se a do ta përshëndesë Guardiolan – shikoni reagimin e tij (Video)

Të dy kanë hedhur poshtë rëndësinë e rivalitetit të tyre dhe Guardiola do t’ia shtrijë dorën e miqësisë Mourinhos, përcjell Koha Ditore.

“Sigurisht se do t’i shtrëngoj dorën. Pse të mos e bëj këtë? Ne jemi njerëz të sjellshëm. Unë dua të fitoj. Kështu dëshiron edhe ai”, ka thënë Guardiola, raporton BBC.

Guardiola dhe Mourinho kishin dy stinorë me plot gara direkte në Spanjë, nga viti 2010 deri në vitin 2012.

Lexo po ashtu Januzaj largohet nga Man Utd, por mbetet në Ligën Premier
Exit mobile version