Telegrafi

Guardiola shumë i lumtur që ka afruar në skuadër Akanjin

Manchester City luan të shtunën si mysafir ndaj Aston Villas, ndërsa trajneri Pep Guardiola në konferencë është ndalur të flas për transferimin e mbrojtësit Manuel Akanji nga Borussia Dortmund.

Trajneri nuk i ka shmangur elozhet për Akanjin duke e cilësuar si një mbrojtës me shumë eksperiencë dhe që luan mirë me topin.

“Nuk mund ta kalonim këtë periudhë të sezonit me vetëm dy mbrojtës në dispozicion, patëm mundësinë për të transferuar një lojtar me shumë eksperiencë dhe që kishte vetëm një vit të mbetur në kontratë”.

“Akanji ka fituar shumë eksperiencë me Dortmundin në Bundesligë, po ashtu edhe me kombëtaren zvicerane”.

“Ai ka gjithçka që na duhet, shpejtësi dhe është i mirë në ndërtimin e lojës. Këtë e dallova kur u përballem me Borussia Dortmund, jam vërtet shumë i lumtur që Akanji është këtu dhe tani kemi konkurrencë për rolin e qendërmbrojtësit në skuadër”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/