Telegrafi

Guardiola: Shumë gola ndaj Interit

“Xerezi ishte shumë i rrezikshëm. Ne vuajtëm në fillim të pjesës së dytë por goli i tretë ishte i mirë. Ekipi u përgjigj mirë edhe pse sot jemi lodhur më shumë se ç’kemi menduar. Ne arritëm maksimumin e fitoreve. Ne duhet të përgatitemi mirë tani, pa ato 14 orë udhëtim të cilat ndikuan. Interi është ndeshja më e rëndësishme e sezonit”.

“Synimi primar është të fitojmë dhe ata (Interi) e dinë se mund të fitojmë. Ne e duam finalen. Ne do të fitojmë me shumë gola, por duhet të jemi vetvetja. Duhet të lirohemi më shpejtë se ç’është e mundshme nga presioni, sepse ndeshja e kërkon. Referimi kurrë nuk është faj nëse ne nuk luajmë mirë”, citohet Guardiola nga AS. /Telegrafi/