Site icon Telegrafi

Guardiola: Shpresoj që Unitedi ta fitojë Ligën e Evropës

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola shpreson që rivali i tyre lokal, Manchester United të fitojë Ligën e Evropës dhe në sezonin e ardhshëm Liga Premier të përfaqësohet me pesë skuadra në ligën e Kampionëve.

Mund t’ju tingëllojë si befasi, por kjo është e vërtetë dhe e thënë vet nga goja e trajnerit spanjoll, Guardiola.

Lexo po ashtu Pogba: Rashford më tha se do shënonte golin nga goditja e dënimit

Guardiola dëshiron që rivali i tyre lokal dhe trajneri i tyre, ‘armiku’ i tij i vjetër, Jose Mourinho, të triumfojnë në Evropë këtë sezon.

“Ne kemi katër skuadra që luftojnë për dy pozita”, ka thënë fillimisht Guardiola pas fitores së thellë ndaj Crystal Palacet.

“Shpresojmë që Unitedi të fokusohet në Ligën e Evropës dhe sezonin e ardhshëm të shohim pesë ekipe angleze në Ligën e Kampionëve, pasi do të ishte mahnitëse”, përfundoi trajneri spanjoll.

Lexo po ashtu Guardiola: Aq sa e njoh Mourinhon, ai do të shkojë ta fitojë ndeshjen me Arsenalin

Ndryshe, momentalisht pozitat tre dhe katër janë të zëna nga Manchester City dhe Liverpooli që kanë të dyja nga 69 pikë.

Ndërsa, në pozitat pesë dhe gjashtë gjenden Manchester Unitedi dhe Arsenali që kanë 65, respektivisht 60 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version