Site icon Telegrafi

Guardiola shfrynë ndaj kritikëve pas barazimit me RB Leipzig

Pep Guardiola edhe një herë iu rikthye sarkazmës pasi pa Manchester Cityt të lërë epërsinë me një gol kundër RB Leipzig të mërkurën, në ndeshjen e fazës së 1/8-tës e cila u mbyll me barazim 1-1.

Riyad Mahrez kishte kaluar në epërsi ekipin e Cityt që dukej se po shkonte drejt një fitoreje rutinë duke shkuar në pjesën e parë. Por, Leipzig u tregua tjetër skuadër pas pushimit dhe përpjekjet e tyre u shpërblyen kur Josko Gvardiol shënoi me kokë 20 minuta pas pushimit.

Guardiola, i cili refuzoi të sillte një zëvendësues të vetëm për herë të parë gjatë kohës së tij te City, ofroi një përgjigje thumbuese pas përfundimit të takimit.

Lexo po ashtu RB Leipzig dhe Manchester City shënojnë nga njëherë për tu ndarë në barazim

“Çfarë prisni? A po luajmë një lojë miqësore këtu? Sa ndeshje keni parë nga Leipzig?”, ka thënë fillimisht Guardiola për BT Sport pas ndeshjes.

“Disa njerëz presin që ne do të fitojmë 0-5, ky nuk është realiteti. Është një garë ku shumë ekipe të rëndësishme janë jashtë fazës së grupeve, por është e vështirë dhe ne e dinim”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, RB Leipzig 1-1 Manchester City: Mahrez dhe Gvardiol më të mirët

“Është ndeshja jonë e katërt në dhjetë ditë, shumica larg, udhëtimet…”.

“Jemi një ekip i mirë dhe bëjmë shumë gjëra të mira dhe do të vazhdojmë të bëjmë, por disa njerëz presin që ne të vijmë dhe të fitojmë 0-4, më vjen keq”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version