Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, ka folur për herë të parë rreth sfidës në Ligën Premier.
Trajneri spanjoll që fitoi në sezonin e dytë te Citizens titullin e kampionit të ligës elitare angleze, ka pohuar se zëvendësimi i Manchester Unitedit ishte gjëja më e rëndësishme në karrierën e tij.
“Ne kemi fqinjë të cilët, për 15 apo 20 vjet, kanë fituar gjithmonë. Me Alex Ferguson ata fituan çdo sezon”.
“Unë mendoj se sfida ime më e madhe si menaxher është të ndryshojë këtë fakt”, tha Guardiola.
City sezonin e kaluar e përfundoi si lider dhe më tepër se 19 pikë mbi rivalët e tyre të dytë.
Theksojmë se Citizens në ndeshjen e parë të sezonit të ri ka triumfuar si mysafirë të Arsenalit me rezultat 2-0.
Ndryshe, spanjolli deri më tani është shpallur kampion me tre ekipe të ndryshme, në po aq kampionate – Barcelona (la Liga), Bayern Munich (Bundesliga) dhe së fundi me Cityn në Angli. /Telegrafi/