Site icon Telegrafi

Guardiola: Rodri është një lojtar i madh

Rodrigo Hernandez (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka refuzuar të tregojë lidhjet me mesfushorin e Atletico Madridi, Rodri, por nuk ka fshehur simpatinë për të.

Rodri luajti në sezonin e tij të parë tek Atletico Madridi pasi bashkimit nga Villarreal verën e kaluar.

Mesfushori spanjoll ishte mbresëlënës dhe pati shumë komplimente për paraqitjet e tij duke bërë shumë skuadra të njohura për vete.

Lexo po ashtu City do të paguajë 70 milionë euro për Rodrin

Spanjolli thuhet se është në prag të bashkimit me kampionët e Ligës Premier në një marrëveshje prej 70 milionë eurosh.

Është edhe vet trajneri spanjoll, Guardiola, i cili ka folur fjalë të mëdha për Rodrin.

“Nuk kam asnjë ide nëse Rodri do të vjen te City. Do ta shohim”

“Ai është një lojtar i madh”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/

Exit mobile version