Telegrafi

Guardiola: Robinho nuk është në kokën time

Drejtori sportiv i klubit spanjoll Txiki Begiristain dhe presidenti i klubit Joan Laporta që të dy kanë shprehur haptas interesimin për yllin brazilian. Por kështu nuk mendon Guardiola.

“Kurrë nuk kam menduar për asnjë gjysmë sekonde për blerje të reja. Kam një besim të pathyeshëm në ekipin tim. Robinho? Kur nuk fitojmë është gjithmonë dita pas të cilës faqet e para të gazetave dalin me këtë tregim”, ka thënë Guardiola./Telegrafi/