Telegrafi

Guardiola respekton Mourinhon para derbit lokal

Pep Guardiola ka treguar që ka respekt maksimal për rivalin e tij, Jose Mourinho.

Trajneri spanjoll ka deklaruar para derbit lokal se ka respekt për kundërshtarin e tij, Jose Mourinhon, por kjo ndodh me të gjithë kolegët dhe jo vetëm me të.

“Kam shumë respekt për Jose Mourinhon”, ka deklaruar fillimisht Guardiola.

Lexo po ashtu ‘Guardiola ndryshoi mentalitetin e Cityt’

“Unë gjithmonë përpiqem për të mësuar nga të gjithë kolegët e mi”, përfundoi trajneri spanjoll.

Ndryshe, Pep Guardiola dhe Jose Mourinho do të ndeshen nesër (shtunë) në takimin e tyre të parë në Ligën Premier. /Telegrafi/