Kampioni në fuqi i Anglisë, Leicester City do të jetë të shtunën nikoqir i Manchester Cityt.
Këtë edicion Leicesteri po lufton për mbijetesë në elitë, ndërkohë Manchester City për titullin e kampionit.
Trajneri spanjoll i Cityt, Pep Guardiola ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes.
Ish-anëtari i Barcelonës dhe Bayern Munichut, ka thënë se ka respekt të madh për Leicesterin dhe Claudio Ranierin.
“Rezultatet janë të rëndësishme, por unë dua që skuadra ime të luajë mirë. Shpesh ndodh që edhe pse meriton të fitosh, nuk merr maksimumin e pikëve. Nëse luajmë ashtu siç luajtëm ndaj Chelseat dhe Celtikut, do të arrijmë gjëra të mira”.
“Leicesteri mbetet një skuadër e mirë. Për Ranierin kam shumë respekt, ajo që bëri skuadra e tij sezonin e kaluar ishte e mrekullueshme. Ata e mbyllën të parët fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve dhe ndoshta nuk kanë qenë të fokusuar te ndeshja e fundit”, u shpreh Guardiola. /Telegrafi/