Pep Guardiola është futur në vitin e tij të nëntë si trajner i skuadrës angleze Manchester City.
Trajnerit spanjoll do t’i skadojë kontrata me Manchester City verën e ardhshme dhe nuk është në bisedime për të zgjatur qëndrimin e tij.
Pasi fitoi ‘tripletën’, Guardiola është në rrugën e fitimit të Ligën Premier për të pestën herë rekord radhazi në fund të sezonit.
Megjithatë, ai nuk është i sigurt nëse do të qëndrojë në Etihad edhe pas sezonit 2024/25.
Pep ka thënë se nuk e di nëse ky është viti i fundit te City, nëse do ta vazhdoj kontratën apo do të largohet.
“A është ky viti im i fundit në City? Duhet të mendoj për këtë”, deklaroi Pep fillimisht.
“Le të shohim të ardhmen time… Më duhet ende të reflektoj, të vendos se çfarë dua të bëj…”, shtoi Pep Guardiola duke lënë shumë të paqartë të ardhmen e tij. /Telegrafi/