Telegrafi

Guardiola pret pakënaqësitë e pronarëve të Cityt

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e di shumë mirë se pronarët e klubit mund të mos jenë të kënaqur me fundin e sezonit.

Manchester City po lufton vetëm për një vend në top katërshe pasi dështoi të kthehej në luftë për Ligën Premier dhe të mbetej në Ligën e Kampionëve.

Dhe, Guardiola thotë se ai e kupton faktin se pronarët mund të mos jenë të kënaqur.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Liga Premier

“Nuk mendoj se ata janë të kënaqur. Pritjet e klubit janë shumë të mëdha, që të fitohen të gjitha titujt dhe ne nuk ishim në gjendje ta bëjmë këtë”.

“Nëse nuk janë të kënaqur, këtë e kuptoj plotësisht. Ne kemi mundur të bëjmë shumë më mirë, ne kemi dashur të jemi në luftë për titull dhe në Ligën e Kampionëve deri në fund”.

“Pavarësisht faktit se unë jam i kënaqur me atë që kemi bërë, kjo nuk mjafton. Por, pronarët duhet të vendosin. Ata janë bosët e mi .Kryetari dhe pronari kanë vendimin përfundimtar”.

“Unë jam i sinqert, jam një njeri që e them kur ne nuk nuk luajmë mirë, këtë edhe e pranoj publikisht”, deklaroi Guardiola. /Telegrafi/