Telegrafi

Guardiola po e poshtëron Touren

Yaya Toure ende nuk ka luajtur këtë edicion me Manchester Cityn.

Mesfushori afrikan ka probleme me trajnerin Pep Guardiola i cili nuk është duke e grumbulluar atë.

Agjenti i lojtarit, Dimitri Seluk ka deklaruar se Guardiola është duke e poshtëruar klientin e tij.

“Ajo cfarë po bënë Guardiola me Touren nuk është aspak e drejtë”.

“Spanjolli është duke e poshtëruar lojtarin tim duke mos e grumbulluar fare me ekipin. Kjo gjë nuk është e drejtë”.

“Lojtari im ka dhënë shumë për Manchester Cityn dhe t’i ndodhë kjo gjë nuk e kam menduar asnjëherë”, deklaroi Seluk.

Agjenti ukrainas ka thënë se e ka telefonuar Guardiolën për të marrë një përgjigje por që spanjolli nuk i ka dhënë asnjë shpjegim për këtë situatë. /Telegrafi/