Telegrafi

Guardiola përgënjështron Solskjaerin: Nuk kërkoj nga lojtarët faula taktik

Bosi i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ja ka kthyer përgjigjen homologut të tij të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

Guardiola ka hedhur poshtë sugjerimet se ai kërkon ndërhyrje taktike.

“Unë kurrë nuk përgatitem që 10 vjet si menaxher se si të faulojnë lojtarët”.

“Lojtarët mund të flasin më mirë për mua për këtë, lojtarët që kam pasur te Barcelona, Bayern Munichu dhe tash këtu”.

Guardiola (FOTO: Getty Images)

“Unë e di saktësisht çka u them lojtarëve. Kur një lojtar duhet të sulmojë, ne duhet që të jemi të sinqertë”.

“Natyrisht, mund të ketë kontakte, kjo ndodh në futboll, por jo që të organizojmë ndërhyrje taktike për të ndërprerë sulmin e dikujt”, potencoi Guardiola.

City dhe United përballen në Old Trafford sonte nga ora 21:00 në atë që është pa dyshim ndeshja kryesore e këtij sezoni. /Telegrafi/