Guardiola ēshtë i përkushtuar që ta përforcojë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.
Manchester City mund të futet në tregun e transferimeve gjatë afatit kalimtar dimëror, për të përforcuar edhe më shumë skuadrën.
Këtë gjë e ka thënë vet trajneri Guardiola, i cili është në pritje të super-talentit brazilian, Gabriel Jesus që është blerë nga klubi në verë, por ishte lënë të luante me skuadrën e tij Palmeiras deri në përfundim të stinorit në Brazil.
“Deri më tani jam i kënaqur me këta lojtarë që kam dhe kam besim këtë skuadër”, ka deklaruar spanjolli. “Nuk mund ta mohoj se jemi duke kërkuar ndonjë përforcim, por mbetet të shihet”.
“Nuk e di sa do të ndodhë një gjë e tillë në janar. Lojtarët që kemi duhet të kenë hapësirë për të treguar vlerat e tyre”.
City renditet në pozitën e tretë me 37 pikë pas 17-të xhirove të Premier Ligës.