Telegrafi

Guardiola pendohet që e la Touren të largohet

“Nuk është lajm i mirë për ne. Ai është një top lojtar dhe unë kam dashur që ai të qëndronte me ne, por ai kërkoi të largohej. Kur një lojtar nuk dëshiron të qëndrojë, ai duhet të largohet dhe unë i dëshiroj atij çdo të mirë. Ai është një djalosh i shkëlqyer, një njeri i shkëlqyer dhe unë dua ta falënderoj atë për tre vitet e mrekullueshme në Barcelonë. Pa të, do të ishte pothuajse e pamundur t’i fitonim shtatë trofe në dy sezone”, theksoi Guardiola.

Guardiola u shfaq indiferent kur u pyet nëse Barcelona ka bërë tentime tjera për të transferuar Cesc Fabregasin nga Arsenali.

“Nuk është kjo punë për mua… Unë jam trajneri i Barcelonës, por ai është lojtar i Arsenalit. Arsene Wenger duhet të vendosë”, përfundoi Guardiola. /Telegrafi/