Telegrafi

Guardiola pasues i Wengerit?

Sipas Daily Star, Topçinjtë besojnë se spanjolli do të ishte zëvendësuesi ideal i Wengerit për shkak të stilit të lojës dhe bisedave jo zyrtare me Guardiolën.

Raporti në tabloidin britanik citon një burim brenda Arsenalit që ka thënë se Topçinjtë janë admirues të Guardiolas.

“Emri i Pep Guardiolas është përmendur çdo herë kur është diskutuar situata afatgjate menaxheriale. Bordit të Arsenalit i pëlqen loja e Barcelonës nën drejtimin e Guardiolas dhe mënyra se si ai e trajton postin e tij”, citohet të ketë thënë burimi.

Arsenali dhe Barcelona takohen të mërkurën në Emirates për të zhvilluar takimin e parë çerekfinal në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/