Telegrafi

Guardiola pasardhës i Ferguson?

Sipas News of the World, Manchester Unitedi e konsideron Guardiolan si pasardhës të Sir Alex Ferguson.

“Një klub ka kontaktuar me mua, mirëpo nuk ka pasur bisedime në lidhje me paratë apo ndonjë projekt sportiv”, ka thënë agjenti i Guardiolas, Jose Maria Orobigt.

Kontrata e 38-vjeçarit me Barcelonën skadon në fund të këtij sezoni dhe gjithçka mbetet e hapur nëse do ta vazhdojë atë, apo do të drejtojë ndonjë skuadër tjetër. /Telegrafi/