Site icon Telegrafi

Guardiola pas fitores ndaj PSG-së: Asgjë nuk ka përfunduar

Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur pas fitores ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

City mori një fitore të madhe në udhëtim ndaj PSG-së me rezultat 2-1, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit në finalen e madhe.

Kjo fitore ka lënë shije të mirë te trajneri i Cityt, por Guardiola ka shtuar se asgjë nuk ka përfunduar me fitoren në ndeshjen e parë.

Lexo po ashtu Dy gola të shënuar, një karton i kuq dhe futboll i bukur - City fiton duelin e parë përballë PSG-së

“Filluam me të vërtetë mirë ndeshjen. Pësuam një gol dhe pas kësaj ndjemë presionin. Pjesa e dytë ishte e shkëlqyeshme në çdo repart”, ka thënë fillimisht Guardiola pas ndeshjes për BT Sport.

“Ne kemi shënuar dy gola në udhëtim, gjë që është shumë e rëndësishme, por ne kemi një punë të vështirë për të bërë pas gjashtë ditëve”.

“Në rezultatin 1-0 nuk kishim posedim të mirë në pozicionet e duhura. Ky klub nuk ka shumë përvojë në këtë fazë të garës. E tëra që dua është që ne të jemi vetvetja në ndeshjen e dytë”.

Lexo po ashtu Pochettino pas humbjes nga City: Jemi shumë të zhgënjyer, por në futboll duhet të besosh

“Ne jemi duke luajtur mirë në një mënyrë të caktuar, nuk mund ta bëjmë ndryshe. Ndonjëherë ju duhet kohë për të qenë më të relaksuar dhe për të qenë vetvetja”.

“Ne ndryshuam pak mënyrën se si bëmë presion në pjesën e dytë. Nuk është e lehtë kundër Neymar, Mbappe dhe Di Maria. Unë jam kaq i kënaqur me performancën”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version