Telegrafi

Guardiola pas barazimit me Southampton: Ata kishin shtatë ditë për ta përgatitur ndeshjen, ne kishim 10 minuta

Pep Guardiola beson se mungesa e kohës për Manchester Cityn ishte një faktor në barazimin e tyre 0-0 kundër Southampton të shtunën pasdite.

Kampionët në fuqi të Anglisë ishin në aksion në Ligës së Kampionëve kundër RB Leipzig të mërkurën, ndërsa ndeshja e fundit e Southampton ishte të shtunën e kaluar kundër West Ham.

“Ata kishin shtatë ditë për t’u përgatitur, ne kishim 10 minuta”.

“Liga Premier është 38 ndeshje dhe të gjithë kundër të gjithëve. Por, nuk është e vërtetë për ekipet që luajnë në Ligën e Kampionëve”.

“Do të më pëlqente të kisha më shumë kohë për tu rikuperuar dhe për të qenë i freskët, por sot ne nuk e kishim këtë freski në mendjen tonë. Nuk do të thoja në këmbët tona, sepse kishim katër ose pesë lojtarë të rinj, por ndonjëherë ju i keni këto ditë”, ka thënë Guardiola.

Guardiola gjithashtu hodhi poshtë sugjerimin se klubi dështoi të sillte një qendërsulmues të ri. /Telegrafi/