Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, e ka paralajmëruar Pep Guardiolan se nuk do ta ketë aspak të lehtë në Ligën Premier.
Strategu spanjoll do ta braktisë Bayern Munichun në fund të sezonit për të marrë drejtimin e Manchester Cityt.
Edhe pse ish-trajneri i Barcelonës konsiderohet ndër më të mirët në botë në profesionin e tij, Sir Alex mendon se ai do ta ketë të vështirë në futbollin anglez.
“Manchester City ka bërë shumë për ta marrë, por Pep nuk do ta ketë të lehtë. Futbolli anglez nuk është i lehtë. Secili trajner i huaj që ka ardhur në Angli jua thotë këtë”.
“Pep do të ketë sukses, por nuk mendoj se mund ta përsërisë atë që ka bërë te Barcelona, sepse ishte standard shumë i lartë, ata ishin më të mirët”, ka deklaruar Ferguson për Sky Sports. /Telegrafi/