Edhe një tjetër sezon për Manchester City, pa arritur në finale të Ligës së Kampionëve.
Djemtë e Pep Guardiolas u mposhtën nga Tottenhami në një ndeshje ku nuk mungoi spektakli, ku një gol i Raheem Sterling në kohën shtesë u anulua nga VAR.
Guardiola kishte thënë të martën se ai nuk ka shkuar te City për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Që nga ardhja e tij nga Bayern Munich në vitin 2016, Guardiola ka shpenzuar hiq më pak se 608 milionë euro në afatet kalimtare të transferimeve, por e ka parë ekipin e tij të rrëzohet dy herë në çerekfinale dhe një herë në 16 më të mirat.
Kjo shifër rritet në 812 milionë euro nëse kihet parasysh koha e tij e kaluar te Bayern Munc, ku gjithashtu nuk ishte në gjendje ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Viti i parë në Angli e pa atë të shpenzonte 213 milionë euro për John Stones, Ilkay Gundogan dhe Gabriel Jesus, por Cityin u eliminua nga Monacos në 1/16 e Ligës së Kampionëve.
City bleu 317.5 milionë euro në vitin pasardhës me emra si Bernardo Silva, Ederson, Kyle Walker, Benjamin Mendy, Aymeric Laporte dhe Danilo, por ishte Liverpooli që e eliminonte në çerekfinale.
Shpenzimi i verës së kaluar u zvogëlua, pasi u ble vetëm Riyad Mahrez për 67 milionë euro, si pjesë e një shpenzimi total prej 77 milionë eurosh.
Pronari i Manchester Cityt, Mansour bin Zayed Al-Nahyan, duket se tashmë e ka pyetur vetën se çfarë tjetër duhet të bëjë për ta fituar një Ligë të Kampionëve.
Qëkur erdhi në Manchester në vitin 2008, klubi ka shpenzuar 1.66 miliard euro.
Te Bayern Munich ai solli emra si Mario Gotze, Thiago Alcantara, Arturo Vidal, Medhi Benatia dhe Douglas Costa, ku fitoi në Gjermani.
Megjithatë me 204.4 milionë euro që kishte shpenzuar nuk ishte e mjaftueshme për të siguruar një titull të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/