Site icon Telegrafi

Guardiola nuk kishte dashur që Kompany të gjuante në portë në momentin kur e shënoi golin ndaj Leicesterit

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se kishte dashur që Vincent Kompany të mos shutonte nga distanca, në rastin e goditjes që rezultoi me golin e fitores ndaj Leicester Cityt.

Kampioni i Anglisë do ta mbrojë titullin në rast se e fiton ndeshjen e fundit kampionale, ndërsa në javën e parafundit fitoi me vështirësi me epërsi minimale.

Lexo po ashtu Man City i falet Kompanys, fitore me aromë titulli ndaj Leicesterit

Golin e shënoi Kompany me një goditje prej rreh 27 metra largësi, ndërsa strategu spanjoll kishte thënë me vete: “Mos godit, mos godit…”.

Mirëpo – ka theksuar Guardiola – fatmirësisht lojtari “nuk i ka lexuar mendimet e mia” dhe ka shutuar duke ia siguruar fitoren skuadrës.

Ndeshjen e fundit sezonale, City e zhvillon kundër Brightonit dhe në rast fitoreje do të shpallet kampion, pavarësisht rezultatit të Liverpoolit. /Telegrafi/

Exit mobile version